Ballina Sport Arsenali mbetet ende në garë për titull, fiton pastër ndaj Newcastle

Arsenali mbetet ende në garë për titull, fiton pastër ndaj Newcastle

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Newcastle, në kuadër të javës së 35-të në Premierligë.

Marketing

Kjo fitore e mban ende në garë ekipin e Artetas për titullin e kampionit në këtë edicion, ndonëse gjasat janë të vogla.

Martin Odegaard kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Epërsia u dyfishua në minutën e 71-të, kur Schar shënoi autogol.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 81 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Manchester City që e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet i treti në tabelë me 65 pikë gjithsej.

Exit mobile version