Arsimi i mesëm: Mbi 450 kompani gati të sigurojnë praktikën

Kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë në debatin e organizuar nga Ministria e Arsimit me përkrahje të Ambasadës zvicerane në Maqedoninë e Veriut. Tema e debatit ka qenë reforma në arsim me theks të vecantë të arsimit profesional me moton “Mëso me mencuri, puno me profesionalizëm”. Sic thonë nga Qeveria, më shumë se 450 kompani janë të gatshëm të sigurojnë praktikën për nxënësit e shkollave të mesme.

Marketing

“Këtë e bëjmë që ta zvogëlojmë hiperproduktivitetin e kuadrove joproduktiv dhe ta stimulojmë arsimin por edhe të ndërtojmë kuadro profesionale. Kuadro që menjhëre të jenë të gatshëm t`u përgjigjen nevojave bashkëkoohore të ekonomisë së vendit. Ky dialog social mes të gjitha palëve është krucial që të mund të marrim vendime të bazuara në fakte e jo në supozime” – ka theksuar Kryeministri Zaev.

Zv/Ministri I Arsimit, Arafat Shabani ka theksuar se MASH-i është në proces të harmonizimit të programeve mësimore si përgjigje të nevojave të sektorit të biznesit.

Në debatin ku morën pjesë edhe Ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter,  Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, Kryetari I OEMVP-së, Nebi Hoxha, si dhe mysafirë nga shkollat e mesme profesionale dhe komunitetit të biznesit është biseduar rreth bashkëpunimit të suksesshëm me biznesin ku u dallua informacioni se më shumë se 450 kompani janë të gatshme të sigurojnë praktikën për nxënësit e shkollave të mesme të vendit. 

Marketing