Arsyeja e vërtetë e përmbytjeve në East Gate Mall

Spekulime të ndryshme për arsyet e përmbytjes në East Gate Mall janë publikuar në rrjetet sociale gjatë ditës dhe natës së kaluar duke filluar nga ajo se i gjithë objekti nuk është projektuar mirë, që nuk parashikohen masa sigurie, deri te komentet e tjera që nuk paraqesin të vërtetën.

Marketing

Një e vërtetë e qartë është se përmbytjet në East Gate Mall ndodhën për shkak të kanalizimit joadekuat dhe jofunksional të ujërave atmosferik në Bulevardin ‘Aleksandar Makedonski’. Nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare shihet qartë një lumë uji që vjen nga Bulevardi, i cili nuk ka as kapacitetin dhe as kushtet për ta thithur atë ujë, ndërsa grumbullohet në sasi të mëdha në nivelet nëntokësore të qendrës.

Ky është një problem i cili përsëritet disa herë në të njëjtin vend, në të njëjtin bulevard jofunksional ‘Aleksandar Makedonski’, që lidhet me rreth-rrotullimin afër Hotel Continental, i cili vazhdon të mbetet i pazgjidhur dhe shkakton probleme të mëdha në zonën përreth në kushtet e shirave të rrëmbyeshëm. Pas përmbytjes së madhe të vitit 2016, këto reshje me një intensitet të fortë dhe me sasi 35 mm për cm2 janë ngjarja e dytë e padëshiruar kaq e madhe në Gazi Babë, gjë që vetëm sa konfirmon se problemi me kapacitetin e parashikuar, por edhe mirëmbajtjen e kanalizimeve të ujërave atmosferik ekziston ende dhe fatkeqësisht nuk është prioritet në agjendën e institucioneve kompetente.

Nga Qendra tregtare pohojnë se East Gate Mall është ndërtuar në përputhje me kushtet e miratuara të ndërtimit, të përcaktuara nga dokumentacioni urbanistik. Si objekt i gjeneratës së fundit, qendra është projektuar dhe ndërtuar në përputhje me dokumentacionin planor, në bazë të të cilit është nxjerrë vendimi për pëlqimin teknik të saj pas përfundimit të ndërtimit. Në bazë të kushteve të fituara hidroteknike për projektimin e qendrës tregtare, nuk është paraparë një skenar në të cilin kanalizimi i ujërave atmosferik i rrugëve përreth, duke përfshirë edhe Bulevardin ‘Aleksandar Makedonski’, të mos funksionojë. Në këtë kuadër, qendra tregtare tashmë ka njoftuar opinionin e gjerë për datën e përmbytjeve për arsyet pse ndodhi ajo. Fatkeqësisht, përkundër kësaj, në kushtet e motit të tmerrshëm, qendra tregtare pa fajin e saj është në shënjestër të qytetarëve në rrjetet sociale.

“Qendra tregtare, në përputhje me dokumentet e miratuara të sigurisë në rast fatkeqësie natyrore, mori shpejt të gjitha masat e nevojshme fillimisht për të mbrojtur vizitorët dhe punonjësit dhe evakuoi me sukses qendrën pa rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre, gjë që ne e konsiderojmë si më e rëndësishmja në rast fatkeqësie natyrore. Të njëjtën mbrëmje dhe një ditë më parë është bërë kullimi i ujit dhe riparimi i dëmeve. Shpresojmë sinqerisht që së shpejti qiramarrësit tanë do të rifillojnë punën normale dhe vizitorët tanë do të mund të shijojnë sërish qendrën e tyre”, tha Igor Davkov, Drejtor Ekzekutiv i East Gate Mall.

Qendra tregtare është një investim prej mbi 120 milionë euro, nuk ka kontribute publike të pashlyera dhe është një vend ku punojnë 250 qiramarrës dhe 2500 punëtorë.