Arta Bilalli: Ministrat e BDI-së janë të shkëlqyeshëm, të gjithë do ta kalojnë provimin në parti!

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli, tha se emërtimi i këtij grupi është më shumë idiomë, pasi që në të vertetë nuk ka zjarr brenda BDI-së.

Marketing

“Gjithmonë do të ketë pakënaqësi brenda partiake por me rëndësi është që ato të zgjidhen brenda organet brenda partiake. Një ndër kërkesat e atyre që u nënshkruan ishte që të zgjedhen organet partiake, për ta shqyrtuar edhe llogaridhënien e ministrave”, tha Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së.

Ajo u shpreh e bindur se ministrat e BDI-së të gjithë “do të kalojnë provimin”, duke raportuar para këshillit të ri.

“Debati për ministrat do të vazhdojë, pasi që akoma nuk është shterrur dhe të gjithë ministrat do ta kalojnë provimin, pasi që janë një strukturë e shkëlqyeshme dhe një prezantim i shkëlqyeshëm i BDI-së, shtoi deputetja./Alsat.mk