Bashkimi Demokratik për Integrim do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Këtë e ka konfirmuar sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi i cili ka qenë i përfshirë drejtëpërdrejtë në negociatat për formimin e Qeverisë së re.
Grubi në rrjetin social Facebook shkruan se në rajon do të jenë tre ministra të jashtëm shqiptar.
“Përveç Kryeministrit, edhe tre ministra të jashtëm shqiptar në rajon. HISTORIKE!”, shkruan Grubi në facebook.