Artan Grubi i fton të rinjtë të antarësohen në BDI

Deputeti i BDI-së Artan Grubi fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e partisë së tij. Këtë thirrje ai e bëri përmes një postimi në facebook.

Marketing

Nga BDI-ja thonë se procesi i regjistrimit i anëtarësisë ka nisur dhe do të vijojë gjatë muajit mars të këtij viti.

Regjistrimi i anëtarësisë në BDI tashmë mund të bëhet edhe online në www.bdi.mk ose në të gjitha këshillat vendor dhe degët e BDI-së në çdo vendbanim si dhe në selitë e partisë në Tetovë dhe Shkup.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu thonë se kjo parti sërish po rihap dyert për të gjithë qytetarët që bashkë të ndërtojnë BDI-në e dy dekadave të ardhshme si vlerë e përbashkët e të gjithë qytetarëve, pasi që të gjitha të arriturat e BDI-së ndër vite janë rezultat i kontributit të votuesve dhe punës sonë të përbashkët.

Marketing