Artisti i madh vjen me projektin e ri ‘Nga Shkupi në Prekaz’

Nëse dëshiron të ndërtosh diçka të madhe, duhet të fokusohesh në ndryshimin që do të sjellësh në profesion dhe rrethin ku vepron”

Marketing

Shkodran Tolaj edhe me këtë projekt dëshmon se është artist që çdoherë paraqitet ndryshe nga të tjerët, unik dhe vetvetja! Të flasish për Intepretimin vokal, tekstin, muzikën, kostumin, orkestracionin, videoklipin shihet se është punuar deri në perfeksion!

Ky është artisti që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë fatin ta kenë në krye të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve shqipe! Plot kapacitetin, ide dhe kreativitet si dhe energji të pashterrshme për punë andaj jo rastësisht për 1 vit institucionin më të ri në rajon- ansamblin e bëri më të suksesshmin në vend!

Të lumtë Shkodran Tolaj për punën menaxhuese dhe për artin tënd kombëtar në fushën e këngës!

Ky projekt është kryevepër për Epopenë e UÇK- së dhe Adem Jasharin, një falemnderim vëllazëror e plot përkulje nga shqiptarët e Maqedonisë që tregon se ne jemi një!