Artisti shqiptar, Gjon’s Tears është përzgjedhur të përfaqësojë shtetin e Zvicrën në festivalin e këngës në Evropë, Eurovision 2020.
Një shqiptar me një këngë franceze, do të prezantojë shtetin e Zvicrës në Eurovision këtë vit.Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, i cili do të këndojë në Rotterdam këngën “Repondez-moi”, shkruan Gazeta Express.Kënga e Gjon është përzgjedhur si e duhura për ta përfaqësuar Zvicrën nga një juri prej 100 personash , nga 515 këngët e dërguara. Kjo është e para pas 10 vjetësh që do të këndohet në gjuhën frënge.“Çdokush po pyet veten pse saktësisht jemi këtu, prej nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetjet kyçe, veçanërisht për njerëzit me prapavijë prej migrantësh. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Unë jamë rritur në Zvicër dhe Zvicra është shtëpia ime, kështu që mendoj shumë shpesh për këto pyetje”, ka thënë Gjon për këngën.Gjon’s Tears është një tjetër talent shqiptar, qëllimi i të cilit është që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.