Ballina Lajme Maqedoni Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, i shoqëruar nga hulumtuesi shkencor, Dr. Zeqirija Ibrahimi, dhe nëpunësi administrativ, Sabahatin Nuhiju, ishin në vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata u pritën nga Reis ul-Ulemaja i BFI-së, H. Shaqir ef. Fetahu.
Në këtë takim miqësor u bisedua për mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes Institutit dhe BFI-së, duke vënë theksin në aspektet e trashëgimisë shpirtërore islame në botën tonë shqiptare, por edhe në aspektet projekteve të përbashkëta shkencore.
Duke qenë një institut i hapur dhe i orientuar kah promovimi i vlerave të përgjithshme shpirtërore, përtej dallimeve sipërfaqësore, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e mirë që edhe trashëgimia islame në vendin tonë të promovohet si vlerë e përbashkët identitare në vendin tonë.
Drejtori Asani dhe Reis ul Ulemaja ranë dakord që në të ardhmen të ketë bashkëpunim konkret dhe ky të synohet të jetë tradicional, gjithnjë duke qenë të bindur se kultura shpirtërore e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka shumë për të folur edhe për relacionet ndërreligjioze dhe ndërtentike në botën e re të integrimit europian.

Marketing
Exit mobile version