Asfaltohet 800 m2 rrugë në Lagjen Seravë të Çairit (FOTO)

Ekipet e punës të Komunës së Çairit kanë vazhduar me aktivitetet e shumta për asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave në pjesë të ndryshme të Çairit. Sot është asfaltuar rruga 138 në Lagjen Seravë në sipërfaqe prej 800 m2.

Marketing

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim aksione të rregullimit të infrastrukturës rrugore, gjithkund ku paraqitet nevoja, sepse jemi në shërbim të popullit”, ka thënë me këtë rast kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Përkujtojmë se Komuna e Çairit vetëm katër vitet e fundit ka asfaltuar mbi 67.000 metra katrorë rrugë nëpër gjithë territorin e saj, ndërsa para disa ditëve në Lagjen Dizhon u asfaltua rruga Dizhon 13 me të gjitha degëzimet e saj, në sipërfaqe prej 1500 metra katrorë.

Marketing