Në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, është paralajmëruar të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit midis kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.
Marketing
Firmosja e marrveshjes vjen pasi Kuvendi Qëndror i ASH-së, krahu i Ziadin Selës vendosi që t’i bashkëngjitet Frontit Evropian, të Ali Ahmetit. Delegatët e Kuvendit Qëndror të ASh – së pranun ofertën e BDI-së për të pasur së paku pesë mandate të deputetëve në listën e kandidatëve për deputetë të “Frontit Evropin”.
Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake.