Ballina Lajme Maqedoni ASh-ja i dorëzoi Qeverisë Ligjin për shtetësi me flamur evropian

ASh-ja i dorëzoi Qeverisë Ligjin për shtetësi me flamur evropian

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka njoftuar se deri te Qeveria, grupi parlamentar opozitar shqiptar ka dorëzuar Ligjin për shtetësi me flamur evropian.

Marketing

Qëllimi siç sqaroi ai, është që t’i iket bllokadës kuvendore dhe të miratohet sa më shpejtë Ligji.

“Ajo që mund të themi për ligjin është që opinioni veç e di. Ju e dini që ne kemi pasur marrëveshje me qeverinë për të tejkaluar dallimet rreth propozimit tonë të parë dhe provuam që atë marrëveshje ta zbatojmë përmes procedurave në Kuvend, duke ndryshuar propozim ligjin e parë që kishim ne. Pas pengesave që ndodhën duke e keqpërdorur rregulloren e Kuvendit, ne thamë se kemi edhe alternativë tjetër sesi do ta miratojmë ligjin, pra ligji mund të miratohet si propozim i qeverisë me flamur evropian. Ajo që është në interes të opinionit, është që në formën e pastruar të ligjit komfort marrëveshjes me Qeverinë ua kemi dorëzuar në qeveri dhe presim që ata sot ta kenë në tavolinë . Poashtu, presim që sa më shpejtë ta propozojnë ligjin në kuvend ashtu siç jemi marrur vesh me flamur evropian për t’u ikur të gjitha mundësive për ta bllokuar ligjin. Ajo që presim gjithashtu është që në seancën e parë të radhës numër 46 me 15 korrik, ligji të jetë në kuvend dhe mundësisht të jetë edhe pjesë e rendit të ditës së paraparë. Ajo që mund të themi ne se brenda ligjit ka shumë çështje që janë në harmonizim me legjislaturën evropiane. Mirepo në anën tjetër është çështje e qeverisë se në cilën dispozitë të rregullativës evropiane do të thirret dhe besoj se ata janë të vetëdijshëm se ka elemente për t’u thirrur pikërisht në rregullativën evropiane. Procedurat në kuvend janë të qarta, ligjet që propozohen në flamur evropian shqyrtohen në komisionin për çështje evropiane, aty debati është i kufizuar dhe mendoj se tashmë përfundimisht mund të shpresojmë që ky ligj ashtu siç është arritur marrëveshja me qeverinë, të miratohet në kuvend. Në seancën e parë të rradhës që është paraparë për ditën e premte mundësisht ligji të jetë pjesë e rendit të ditës gjatë seancës”, tha Rashidi, transmeton TV21.

Ligji ka qenë në procedurë kuvendore me muaj të tërë, por është bllokuar me amendamente nga opozita maqedonase.

Exit mobile version