ASH: Komisioni kadrovik i partisë ka propozuar shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti

Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë. Ky vendim u soll pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me VMRO-DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj.

Marketing