ASH propozon dy emra për ministra

Aleanca për Shqiptarët ka propozuar Ilir Demirin për Ministër të Shëndetësisë dhe Naim Bajramin për Ministër të Shoqërisë informatike dhe Administratë.

Marketing

“Në bazë të statutit të partisë, neni 152, 154, 156 dhe neni 84, Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi:

– Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur z.Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë

– Për Ministër të Shoqërisë informatike dhe Administratë propozohet z.Naim Bajrami, Magjistër i Shkencave politike”, thuhet në njoftim