Ballina Lajme Maqedoni ASH: Regjimi po falë bashkëpunëtorët e Gruevskit

ASH: Regjimi po falë bashkëpunëtorët e Gruevskit

ë
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj propozimit të Ministrisë së Drejtërsisë e cila i ka propozuar Komisionit për falje të presidencës, që t’i falë pjesën e mbetur të dënimit me burg Sead Koçanit, i cili siç thonë nga kjo parti është bashkëpunëtor i ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Marketing

“Ky regjim që erdhi në emër të drejtësisë, me trumbetime për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnesti dhe lirim të kriminelëve dhe të korruptuarve. Ndër ikonat e këtij regjimi do të mbahen mend edhe Boki 13, Zoki Kiçeec dhe Katica Janeva që ishin aktorët kryesorë të rrënimit të Prokurorisë Speciale, me qëllim që të shpëtojnë kriminelët në përgjithësi dhe ata të BDI-së në veçanti”, thonë nga ASH.

Nga kjo parti vlerësojnë se si pasojë e këtij bashkëpunimi me krimin dhe korrupsionin, qytetarët mbeten sot të izoluar, pa perspektivë evropiane dhe në krizë të thellë ekonomike.

Të hënën pritet të mblidhet Komisioni për falje në kuadër të presidencës i cili mes tjerash duhet të vendosë edhe për kërkesën e Sead Koçanit të dërguar përmes ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq për falje të pjesshme prej 6 muajve. Komisioni përbëhet prej 11 anëtarësh ndërsa udhëhiqet nga Uranija Pirovska. Kërkesa e Koçanit është bërë nga burgu i Idrizovës ndërsa është shqyrtuar në komisionin e posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë.

Exit mobile version