Ballina Lajme Maqedoni ASH sot vendos për koalicionin, trepalësh, me BESËN apo Alternativën?!

ASH sot vendos për koalicionin, trepalësh, me BESËN apo Alternativën?!

Aleanca për Shqiptarët sot do të vendos lidhur me koalicionimet. Kryesia qendrore e kësaj partie siç mësohet nga INA për sot ka caktuar mbledhjen ku pritet të jepet vendimi final se a do të ndodhë koalicionimi trepalësh mes ASH – BESA – Alternativa, apo do të ketë vetëm koalicionim dypalësh.

Marketing

Së fundi zërat flasin për një koalicionim Ash – Alternativa, dhe se për këtë në ASH thonë se ende s’ka vendim. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari tha se ende nuk ka vendim final, dhe se kryesia pritet të vendos. Burime partiake nuk japin detaje se koalicioni trepalësh a është çështje e mbyllur. Nga ana tjetër, brenda ASH-së ka zëra që janë pro Alternativës, por edhe ato pro Lëvizjes BESA.

Exit mobile version