ASH: Stoilkoviq ta njohë Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi, para votimit të Qeverisë

ASH: Stoilkoviq ta njohë Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi, para votimit të Qeveris

Marketing

Përveç që do të jetë jolegjitime, Qeveria e paralajmëruar në ardhje tanimë po shtohet edhe me elemente antishqiptare, antiperëndimore dhe antikushtetuese në raport me vendet fqinje. Ministri dhe zëvendëskryeministri që do të jetë i angazhuar për Marëveshjen e Ohrit, Ivan Stoilkoviq, njihet për qëndrimet e tij pro ruse dhe në një linjë me presidentin serb, Aleksandër Viçiç, nuk njeh Pavarësinë e Kosovës me çka rëndë e shkel Kushtetutën e vendit, si dhe e mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe është tallur me të.
Kërkojmë publikisht që para votimit të kabinetit qeveritar, Stoilkoviç të deklarohet publikisht për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, ashtu siç e njeh Kushtetuta e vendit, si dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi dhe të deklarohet pro BE-së dhe SHBA-së. Përveç kësaj, Stoilkoviç duhet të pranojë edhe gjenocidin serb në Srebrenicë në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilën e votoi edhe Maqedonia e Veriut.
Ju bëjmë thirje edhe koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare (Vlen) që të paktën në këtë pjesë të mos bëjë servilin dhe të mos pranojnë të jenë në një Qeveri derisa Stoilkoviç nuk bën deklarimet e lartë përmendura.