Me qëllim të hartimit të platformës sa më dobi prurëse për të gjithë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela bashkë me sekretarin gjeneral të ASh-së, Arben Taravari, kryetarin e FRASH-it Omer Ajdini kryetarin e departamentit për punë dhe politikë sociale Agron Rrustemi dhe anëtaren e këtij departamenti Afërdita Mislimi Hamza realizuan takim me përfaqësuesit e lëvizjes kundër handikapit Polio Plus dhe organizatës jo qeveritare Westminster Foundation for Democracy.
Ky takim u cilësua si shumë konstruktiv pasi që Aleanca për Shqiptarët nga afër pati mundësinë të dëgjoj kërkesat dhe problemet me të cilat hasin grupet e margjinalizuara, dhe nga ekspert të kësaj fushe pranoi sugjerimet të cilat vlerësohen se do të sjellin ndryshime.
Disa sugjerime që pranuam ishin: regjistrimi i personave me aftësi të kufizuar(pasi që deri tani një gjë e tillë nuk është bërë), të ketë kontroll të fondeve që ndahen për persona me aftësi të kufizuara që të parandalohen keqpërdorimet, objektet dhe rrugët të përshtaten me nevojat e tyre e të tjera.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se grupet e margjinalizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë për të cilët duhet të punojmë shumë që t’u ofrojmë kushte dhe trajtim të barabartë, prandaj me dedikim të plotë po hartojmë programin tonë, ku gjithsecili do të gjejë veten. Për bashkëpunim edhe më të zgjeruar Aleanca për Shqiptarët edhe më tej do të realizojë takime edhe me organizata tjera.
Me qëllim që programi ynë të jetë sa më afër kërkesave reale të qytetarëve, paraprakisht në mënyrë elektronike nëpërmjet web faqes eardhmja.mk kemi pranuar një numër të madh sugjerimesh nga vetë qytetarët.
ASH, takim me lëvizjen kundër handikapit Polio Plus dhe Westminster Foundation for Democracy
Marketing