Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale të Maqedonisë sot paralajmëroi se propaganda publike për referendumin duhet të ndahet nga përmbajtjet e tjera të mediumeve.
“Në disa ditët e fundit, në disa televizione dhe radio stacione emetohen reklama nga fushata ‘Paramendo tëp ardhmen së bashku’ të Delegacionit të BE-së në prag të referendumit. Spotet reklamuese nuk janë qartë të ndara nga për,bajtjet e tjera të mediumeve, nuk janë shënuar si propagandë e paguar publike, ndërsa në to marrin pjesë edhe të mitur”, thekson ASHAAM.
Agjencia përkujton se propaganda e paguar publike në pajtim me Udhëzimin për prezantim medial gjatë referendumit prej 17 gushtit të vitit 2018 duhet të emetohet në nëntë minutat shtesë të orës reale që janë krysisht të dedikuara për propagandë të paguar publike për referendumin, e jo në kohën e rergullt për emetim të reklamave prej 12 minutave.
Më tutje, ASHAAM shton se duhet të ndahetq artë nga programet dhe nga porositë e tjera reklamuese të radiodifuzerëve dhe në mënyrë të dukshme të shënohet si propagandë e paguar publike, dhe të emetohet me porositës të shënuar qartë gjatë tërë kohëzgjatjes.
Agjencia pret të gjithë radiodifuzerët në afat sa më të shkurtë ta harmonizojnë me rregullativë emetimin e reklamave nga kjo fushatë.