AShAK-u sot mban konferencë “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”

Akademiku Isa Mustafa, ka bërë të ditur se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), sot do të organizojë Konferencë Shkencore me temë “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-99)”.

Marketing

Ish-kryetari i LDK-së tha se në këtë konferencë do të prezantohen 21 kumtesa nga studiues vendorë si dhe nga ata ndërkombëtarë.

“Konferenca do të fillojë me Videon: Masakrat serbe në Kosovë 1998-1999 në kujtesën e të mbijetuarve (e përgatitur nga Radiotelevizioni i Kosovës, përzgjedhur në bashkëpunim me ASHAK), ndërkaq, në përmbledhjen e punimeve do të përfshihen edhe mbi njëzetë rrëfime të të përjetuarve nga masakrat e Serbisë”, është shprehur Mustafa, transmeton Klankosova.tv.

Mustafa tha se në kumtesa dhe rrëfime të dokumentuara do të dëshmohet e vërteta shkencore dhe historike mbi gjenocidin, masakrat dhe dhunën e Serbisë, me objektiv, sipas tij, që kryerësit e krimeve të japin përgjegjësi.

Marketing