ASHAM shënoi 51 vjetorin e ekzistimit

Programi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë për vitin 2018, e cila ishte komplekse, e larmishme dhe e pasur, nga janari deri tani është realizuar me temp të kënaqshëm dhe pa ndonjë problem, ka vlerësuar kryetari i ASHAM-it Taki Fiti, pas fjalës që mbajti në nder të 51 vjetorit të themelimit të Akademisë.

Marketing

Duke rezimuar aktivitetet e ASHAM-it në nëntë vitet e kaluara, Fiti ka theksuar se e gëzon fakti që është në rritje numri i projekteve shkencore, veçmas në domenin e të drejtës dhe ekonomisë, por edhe në art, ndërsa është i kënaqur me bashkëpunim ndërkombëtar.

“Ajo edhe më tej thellohet dhe zhvillohet, diçka që është shumë e rëndësishme për një shtet të vogël dhe akademi, pasi kontribuon për reputacionin e Akademisë, për shkencën dhe artin e Maqedonisë”, ka thënë Fiti në soleminitetin. Ka shtuar se Akademia këtë vit ka pasur dy mysafirë nobelistë- VIdet Bushamai, nobelisten për paqe dhe Ferid Murad- fituesin e çmimit Nobel për mjekësi.

Dy konferenca vendore shkencore, ka thënë se duhet të shënohen- për marrëveshjen e Republikës së Maqedonisë me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë.

Krahas projekteve, tubimeve të organizuara, forume dhe konferenca, Fiti ka njoftuar se ASHAM këtë vit shënon veprimtari të pasur botimesh. Nga fillimi i vitit 2018 janë publikuar 30 botime- dokumente shkencore nga sfera të ndryshme. Produksioni vjetor botues është paraqitur në ekspozitën në hapësirat e ASHAM-it.

Në nder të ditëlindjes së ASHAM-it, është ndarë njohja me larë ndërkombëtare e Akademisë “Bllazhe Koneski”, emëruar sipas kryetarit të parë të saj. Fitues të sivjetmë janë Jolanta Sujecka nga Polonia dhe Jumi Nakaxhima nga Japonia, ndërsa u është ndarë për kontributin në afirmimin e gjuhës maqedonase në vendet e tyre.

Profesorja nga Tokio, Jumi Nakaxhima është fituesja e parë për këtë njohje nga Azia. Jolanta Sujecka ka marrë pjesë në ngjarjen dhe ka rikujtuar në vizitën e parë në Maqedoni më 1999 dhe të njerëzve të ASHAM-it, Arkivit dhe Institutit për histori kombëtare me të cilët ka bashkëpunuar gjatë mësimit të gjuhës maqedonase.

ASHAM e feston 9 tetorin- datën të cilën më 1967 është mbajtur Kuvendi i saj konstituiv. Ditën e nesërme (10 tetor 1967), Akademia është hapur solemnisht.

Marketing