Ballina Sport Ashtu siç premtoi, Mourinho ia bleu një palë këpucë tejet të shtrenjta...

Ashtu siç premtoi, Mourinho ia bleu një palë këpucë tejet të shtrenjta talentit të Romës (VIDEO)

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e ka mbajtur fjalën dhe ia ka blerë një palë këpucë të shtrenjta talentit, Felix Afena-Gyan.

Marketing

Talenti 18-vjeçar Felix Afena-Gyan i shënoi dy gola të vonshëm në stadiumin Luigi Ferraris, për ta kthyer Romën në binarë pas dy humbjeve radhazi, raporton Gazeta Express.

Para këtij takimi, Afena-Gyan i kishte vërë vetëm dy paraqitje nga stoli në ligë këtë sezon, para se të futej në lojë nga Mourinho në Marassi kur rezultati ishte 0:0.

Afena-Gyan e theu akullin në minutën e 82-të, kur shënoi nga afërsia pasi u shërbye nga Henrikh Mkhitaryan.

Ai e dyfishoi epërsinë e Romës me një gol të jashtëzakonshëm nga rreth 30 metra largësi në minutën e 94-të

Duke folur pas ndeshjes, Mourinho zbuloi: “I pata premtuar Felixin një palë këpucë që i pëlqejnë shumë atij, ato kushtojnë 800 euro, prandaj ia vrapoi drejt meje dhe më tha të mos harroja!”

“Gjëja e parë që do ta bëjë nesër në mëngjes është t’ia blej këpucët atij”, tha Mourinho të dielën vonë.

Exit mobile version