Ballina Lajme Maqedoni ASH:Vasaliteti i partive shqiptare në Qeveri inkurajoi gjykatësit të shfuqizojnë Balansuesin

ASH:Vasaliteti i partive shqiptare në Qeveri inkurajoi gjykatësit të shfuqizojnë Balansuesin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Balansuesit është vetëm konfirmim i politikave antishqiptare të Qeverisë jolegjitime. Ky vendim dëshmon poashtu edhe dorëzimin dhe servilizmin e partive shqiptare në Qeveri karshi VMRO, ZNAM dhe Stoilkoviçit të cilët që në ditët e para të Qeverisë filluan me implementimin e projektit për deshqiptarizimin e shtetit.
Nënshtrimi i vasalëve në këtë Qeveri ka tejkaluar edhe pritshmëritë e padronëve të tyre. Masa e përkohshme e sjellur javë më parë ishte vetëm një matje e pulsit, nëse do të ketë reagim dhe pasoja nga partnerët shqiptarë në Qeveri. Por, sjellja e papërgjegjëshme dhe shpesh herë edhe arsyetimi i vendimit, nga ana e përfaqësuesve të VLEN, rehatoi të gjithë faktorët e interesuar për shfuqizimin e Balansuesit.

Marketing
Marketing
Exit mobile version