“Askund në botë në 1 km² nuk ke 60 drejtorë dhe zv/drejtorë”, Kovaçevski mbështet idenë e Mexhitit për Qendrën Klinike

Kreu i ekzekutivit, Dimitar Kovaçevski tha se e mbështet idenë e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti që Qendra Klinike në Shkup të ketë vetëm një drejtor të përgjithshëm, shkruan TV21. Kovaçevski tha se askund në botë në 1km2 nuk ka 60 drejtorë dhe 60 zv/drejtorë dhe borde drejtuese.

Marketing

Në lidhje me: Mexhiti do t’i shfuqizojë drejtorët ekonomik : “Për presionet politike, aspak nuk më intereson”

“Absolutisht, absolutisht, absolutisht. Unë mendoj se nuk ka llogari që në 1 km2 të ketë 60 drejtorë, 60 zëvendësdrejtorë dhe 60 borde drejtuese. Këtë nuk e ke askund në botë”, tha Kovaçevski

Marketing