Pasi kërkoi më shumë minuta për të luajtur, Kristjan Asllani është gati të lëre Italinë e të largohet në Premier League.
Kështu raportoi, “Tuttomercato-web” që theksoi se 20-vjeçari pritet të huazohet te Newcastle United në merkaton e janarit.
Edhe pse zikaltrit kanë refuzuar cdo kërkese për mesfushorin, e ardhmja e tij mbetet në dyshim. Interes kanë shfaqur dhe klubet italiane si Empoli, Spezia dhe Torino, tre ekipet e Serie A që po kërkojnë më shumë informacion për situatën e Asllanit.
Deri më tani futbollisti i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 8 ndeshje me fanellën zikaltër, pesë prej tyre në kampionatin Italian dhe tre të tjera në Champions League.