Asnjë mësimdhënës nuk do ta humbas vendin e punës, siguron Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe mësuesit e shkollave fillore në mbledhje online kanë diskutuar për konceptin e ri të arsimit
fillor. Ministrja ka deklaruar se me reformat që do të fillojnë vitin e ardhshëm shkollor do të avancohet modeli arsimor në pajtueshmëri me rekomandimet e institucionet dhe organizatat relevante dhe do të arsim evropian.

Marketing

Carovska ka theksuar se mësuesit nuk do ta humbin vendin e punës, por përkundrazi po punohet në përforcimin e kuadrit pasi që reforma hapë mundësi për avancim.

“Mësuesit do të fitojmë autonomi më të madhe në mendimin dhe realizimin e orëve, por edhe mbështetje më të madhe nga sistemi. Kjo është një prej përpjekjeve kryesore e cila do ta ngrit motivimin e mësuesve dhe kualitetin e mësimit. Prej këtu, aq sa reforma do të jetë përfituese për nxënës, njëjtë do të jetë përfituese edhe për mësuesit dhe punëtorët arsimor”, ka deklaruar Carovska.

Nga MASH thonë se në periudhën në vijim do të vazhdojnë me mbledhje konsultative me të gjithë palët e përfshira për tërë konceptin e ri për arsim fillor.