Asociacioni në RMV? – Ja çka thonë nga Aleanca për Shqiptarët

Propozimin e tillë e vlerësojmë joserioz me tendencë që shqiptarët t’i vendos në trajtim të politikës ditore.

Marketing

Shqiptarët jetojnë në vazhdimësi territoriale dhe jo në enklava, në komuna ku shqiptarët janë shumicë absolute, në komuna me shumicë relative e në komuna me përqindje më të ulët. Organizimet politike dhe territoriale që nuk u shërbejnë atyre nuk meritojnë të diskutohen.

Serbët në Kosovë ashtu si shqiptarët në Serbi janë minoritet dhe këto standarde duhet të kenë reciprocitet dhe këtë gjë ne e mbështesim në mënyrë absolute. Madje vlerësojmë se edhe hungarezët dhe boshnjakët e Serbisë duhet të kenë të drejta të tilla.

Shqiptarët në Maqedoni janë 1/3 e popullatës së përgjithshme dhe jo pakicë. Zgjidhjet për mbrojtjen e pakicave të menduara për realitete tjera nuk mund të zbatohen në kontekstin e shoqërisë sonë multietnike dhe demokracisë konsociative.