Ballina Sport Atalanta mund Leverkusenin dhe ngre trofeun

Atalanta mund Leverkusenin dhe ngre trofeun

Berat Gjimshiti është kampion i Ligës së Europës, pasi Atalanta e tij mundi 3-0 në finale Leverkusenin me tre gola të Lukman.

Marketing
Kapiteni i Kombëtares shqiptare ngriti trofeun edhe si kapiten i Atalantës në këtë arritje fantastike.

Skuadra e Gian Piero Gasperini mposhti me rezultatin 3-0 Bayer Leverkusen-in e Xabi Alonso-s, me Ademola Lookman që bëhet lojtari i parë në historinë e Europa League që shënon “hat-trick” në finale.

Lookman zhbllokoi takimin me golin e shënuar në minutën e 12’, teksa në minutën e 26’ po ai gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e italianëve.

Kjo përballje u vulos në minutën e 75’ kur Lookman shënoi golin e tretë personal dhe për ekipin e tij.

3-0 dhe Atalanta i jep fund ecurisë pa humbje të Leverkusen, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bie për herë të parë këtë sezon, pas 51 ndeshjeve pa humbje.

Exit mobile version