Atdheu ‘ngacmon’ Melisën për një detaj në klipin e ri

9:16 | 24 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Atdheu e ‘ngacmoi’ Melisën për detajin që e kapën të gjithë.

Melisa Lleshi ka pak ditë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili do të jetë i dyti i saj, shkruan lajmi.net.

Këngën e re, Melisa do ta shoqërojë edhe me videoklip, ndërsa ka publikuar disa sekuenca të tij.

Në një skenë, vërehet një djalë i ulur në një kënd, i cili bazuar në aksesorët që mbante në duar, supozohet të jetë Andi, me të cilin thuhet se është në lidhje.

Pikërisht për unazën që djali “anonim” po e mbante në dorë, Atdheu e “ngacmoi” Melisën me një postim në Instagram.

“Ma ke borgj nje unaze si ajo e atij cunit ne video”, i shkruan Atdheu, teksa shpërndau videon në Instagram.

Kurse, Melisa ia kthen me shaka “s’ka t’dyt si ajo”. /Lajmi.net/

Marketing