Atentat në Shkodër/ Vritet një person në lokal, plagoset një tjetër

Një person është ekzekutuar me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur mëngjesin e kësaj të premteje në rreth orës 07.10 në lagjen “Rus” të Shkodrës.

Marketing

Mësohet se viktima është Naim Bajri, ndërsa ende nuk dihet identiteti dhe gjendja shëndetësore e personit tjetër të plagosur.

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e by-pass që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Viktima ishte tregtar peshku në markaten e lagjes “Rus”. Sipas informacioneve, viktima ka qenë duke pirë kafe me punëtorin e tij në momentin që e kanë qëlluar e si pasojë e të shtënave, i plagosur ka mbetur edhe punëtori, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ndaj Bajrit dhe punëtorit raportohet të jetë qëlluar nga një automjet 10 herë. Breshëria e plumbave ka rezultuar fatale për Bajrin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Marketing