“Audi A8” 100 mijë €, kjo është vetura e të rinjve që shkaktoi 4 të vdekur

Me makinë tip ‘Audi A8’ me targa AA 107 XX tre të rinjtë aksidentuan makinën tip ‘Toyota’ në të cilën udhëtonte familja me 4 anëtarë që u shua. Ky automjet kushton rreth 100 mijë euro dhe po drejtohej nga një i ri që po shkonte në drejtim të jugut.

Marketing

Mësohet se automjeti ka qenë me shpejtësi mbi 150 km në orë, ndërsa me të po udhëtonin Igli Madani Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina tip “Audi” dyshohet se ka devijuar nga rruga dhe ka përplasur nga pas automjetin mjet tip “Toyota” me targa greke, dhe si pasojë humbën jetën katër pjesëtarët e të njëjtës familje, prindërit dhe dy vajzat e mitura, 14 dhe 9 vjeç.

Marketing