Auf Wiedersehen, Gjermani!

Gjermania nuk ka arritur që të kalojë nga faza e grupeve në Kupën e Botës.

Marketing

Gjermanët si kampion të botës në fuqi, nuk kanë arritur që të marrin pikë në ndeshjen e fundit në grup kundër Koresë së Jugut duke u mposhtur 0:2, njofton Klan Kosova. Golat për jugkoreanët i realizuan Young-Gwon Kim dhe Heung-Min Son në minutat shtesë të takimit.

Moskalimi tutje i Gjermanisë është befasia më e madhe në këtë kampionat deri tash.

Në fazën e 1/16 të Botërorit nga Grupi F kanë kaluar Suedia si e para dhe Meksika si e dyta me nga gjashtë pikë.
Në ndeshjen e tretë të këtij grupi pikërisht Suedia ka mposhtur Meksikën 3:0 për ta arritur kualifikimin.