Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin

Edhe pse Dr. Flori nuk është më mes nesh, Aurela Gaçe dhe Stine u kujdesën ta rikthejnë sërish përmes muzikës.

Marketing

Dyshja e artistëve kanë publikuar pak orë më parë këngën më të re me titull “SFL”, shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela.

Klipi hapet me disa pamje ku shihet Flori duke luajtur basketboll me vajzën e tij. Për të qenë në kombinim, Stine dhe Aurela shfaqen gjithashtu duke kënduar dhe kërcyer nga një fushë basketbolli.

Klipi përmban gjithashtu pamje të vjetra të Dr. Florit. Kujtojmë që Dr. Flori, emri i vërtetë i të cilit ishte Florian Kondi u nda nga jeta në vitin 2014.