Aurela Gaçe “thumbon” kolegët: Nuk kam lekë për të blerë klikime, publiku më pret shumë mirë

Njëra nga këngëtaret që është shumë e dashur për publikun shqiptar është edhe Aurela Gaçe.
Këngëtarja njihet për të kënduarit ‘live’ si dhe energjinë e saj të cilën e bën në skenë gjatë performimit.

Marketing

E ajo së fundi, ka zhvilluar një intervistë për “21 Media”, ku ka folur rreth projekteve të saj.

Ajo nuk ka kursyer edhe “thumbat” ndaj kolegëve të saj, lidhur me klikimet.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, tha këngëtarja

Më tej, Aurela lajmëroi se së shpejti do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj po e presin me shumë entuziazëm.