Author: aktuale

  • Fundjavë me reshje të dendura, vetëtima dhe stuhi në Maqedoni!

    Fundjavë me reshje të dendura, vetëtima dhe stuhi në Maqedoni!

    Gjatë fundjavës, territori ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht nga jugperëndimi. Në këtë situatë, moti do të jetë shumë i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu (herë pas here të dendura). Në shumë zona do të ketë zhvillim të reve të stuhishme që do të sjellin shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë.

    Lokalisht, proceset atmosferike do të jenë më intensive dhe në formë të stuhive me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër (mbi 20 litra për metër katror), erë të fortë, vetëtima dhe mundësi për breshër.

    Edhe në rajonin e Shkupit do të vazhdojnë reshjet të shiut. Në disa pjesë të luginës, ato do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima dhe erë të fortë (ka mundësi për procese atmosferike më intensive, në formë të stuhive).

    Gjithashtu, duhet të theksohet se gjatë kësaj fundjave në malet mbi 1600/1700 metra lartësi mbi nivelin e detit do të ketë edhe reshje bore.

    Sa i përket temperaturave, ato do të lëvizin në intervalin nga 9 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup, temperatura maksimale gjatë kësaj fundjave do të arrijë deri në rreth 16/17 gradë.

    Për shkak të proceseve atmosferike të pritshme më intensive këtë fundjavë, apelohet për kujdes të shtuar, sidomos për shkak të mundësisë së përmbytjeve lokale, por edhe për shkak të vetëtimave që priten.

  • Tërmeti shkatërrues 7.7 ballë në Mianmar, shkon mbi 1000 numri i viktimave! Ekipet e shpëtimit në garë me kohën (VIDEO)

    Tërmeti shkatërrues 7.7 ballë në Mianmar, shkon mbi 1000 numri i viktimave! Ekipet e shpëtimit në garë me kohën (VIDEO)

    Më shumë se 1000 njerëz janë kanë humbur jetën në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë.

    Qeveria e juntës së Mianmarit njoftoi një rritje dramatike të numrit viktimave ku deri më tani janë komnfirmuar 1.002 të vdekur dhe 2.376 të plagosur.

    Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit.

    Një ekip shpëtimi në Mandalay tha se njerëzit po kërkojnë me duar në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

    Ndërsa Naypyidaw është ka qenë i dyti më i goditur nga tërmeti, me 94 të vdekur, sipas një deklarate.

    Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb. Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale.

    Ekipet e shpëtimit në Bangkok deklarojnë se në rrënojat e ndërteses së shembur janë zbuluan të paktën 15 njerëz të gjallë.

    Raportohet se të mbijetuarit janë shumë thellë nën rrënoja, rreth 5 deri në 10 metra.

    Punëtorët planifikojnë të përdorin makineri të rënda për të hequr sa më shpejt pjesët e ndërtesës së shembur.

  • Rexhep: S’ka gjë më të ulët se të përdorësh Ramazanin për pikë politike

    Rexhep: S’ka gjë më të ulët se të përdorësh Ramazanin për pikë politike

    Këshilltari komunal Bastri Rexhepi përmes një statusi në rrjetet sociale e ka akuzuar kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifin se ka keqpërdorur muajin e shtenjtë të Ramazanit për të përftuar politikisht.

    Ai ia ka parashtruar edhe disa pyetje akuzuese kryetarit të Likovës.

    Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e Rexhepit.

    Disa pyetje për Kryetarin e Komunës së Likovës për këtë Ramazan:

    1. Kemi parë që janë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për organizimin e iftareve. A mund të dimë ne, si taksapagues, se me çfarë fondesh janë financuar këto iftare të njëpasnjëshme? Transparenca është thelbësore, sepse aty ku mungon, lindin dyshime për keqpërdorim të mjeteve publike. Dhe nëse ka pasur keqpërdorim, nuk ka gjë më të turpshme sesa të vjedhësh në emër të iftareve.

    2. Nëpër xhami u bënë thirrje për regjistrim në ujësjellësin që ende nuk ekziston. Pse Komuna shpërndan informata të pasakta përmes institucioneve fetare? A mos vallë, pasi banorët nuk u besojnë më premtimeve të Kryetarit, tani po keqpërdoren xhamitë dhe feja për të mashtruar sërish mbi ujësjellësin? Realiteti është se edhe pas 24 vitesh, as rrjeti sekondar, as infrastruktura e nevojshme nuk janë ndërtuar për të mundësuar kyçjen në një sistem që ende nuk ekziston.

    3. E kemi parë Kryetarin duke shpërndarë ndihma humanitare, sikur të ishte punonjës i Kryqit të Kuq, duke ekspozuar fytyrat e njerëzve në nevojë. A nuk do të ishte më e ndershme që në vend të këtyre skenave të siguronte vende pune dhe një jetë dinjitoze për bashkëvendasit tanë? Pse po keqpërdoret dinjiteti i tyre për përfitime politike, kur detyra e Kryetarit nuk është të shpërndajë ndihma humanitare, por të krijojë mundësi për punësim dhe zhvillim ekonomik?

    Nuk ka gjë më të ulët sesa të përdorësh Ramazanin dhe fenë për poena politik. Zoti ju faltë!

  • Regjim i veçantë i trafikut në rrugën magjistrale Kufiri Bllacë – Shkup

    Regjim i veçantë i trafikut në rrugën magjistrale Kufiri Bllacë – Shkup

    Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se të premten (28.03.2025), në periudhën nga ora 05:00 deri në 07:00, në rrugën magjistrale VK Bllacë – Shkup, rreth katër kilometra nga rrethrrotullimi i dytë, në drejtim të Shkupit, do të bëhet tërheqja e një automjeti të ngarkesës që më parë ka dalë nga rruga.

    Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë masa për një regjim të veçantë të trafikut, me ç’rast në periudhën e përmendur qarkullimi do të zhvillohet në mënyrë të alternuar vetëm për automjetet e pasagjerëve.

    MPB apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

  • Argjentina deklason Brazilin dhe siguron biletën për Botërorin 2026

    Argjentina deklason Brazilin dhe siguron biletën për Botërorin 2026

    Një paraqitje ëndrrash e kombëtares së Argjentinës në futboll, ndaj rivalit të përbetuar, Brazilit.

    Pa tre futbollistë titullarë, si Lionel Messi, Lautaro Martinez e Angel DiMaria, argjentinasit e shkatërruan “Selecaon”, duke e mposhtur 4-1, raporton Klankosova.tv

    Julian Alvarez, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister dhe Giovani Simeone, realizuan “pokerin”, duke e kthyer plotësisht të pavlefshëm shënimin e Matheus Cunhas.

    Pas këtij triumfi spektakolar, Argjentina si lidere e renditjes tabelare, me 31 pikë ka siguruar plasmanin në kampionatin botëror të vitit 2026, njofton Klankosova.tv.

    Nga ana tjetër, brazilianët kanë dhjetë pikë më pak, andaj u duhet të luftojnë me të tjera kombëtare latine, për t’u renditur në mesin e reprezentacioneve që do të jenë në Botëror.

  • Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që shkojnë në televotim?

    Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që shkojnë në televotim?

    Një metodë e re, për herë të parë në këtë sezon…

    Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e sotëm nominimet u bënë të hapura në shtëpi.

    Duke parë njëri-tjetrin në sy, banorët dhanë emrat e atyre që dëshironin të shihnin në televotim dhe arsyet pse. Si rezultat, banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta.

    Të shtunën zbulohet data e finales së spektaklit.

  • Mustafa Imeri, shqiptari i parë që udhëheq Filarmoninë e Maqedonisë

    Mustafa Imeri, shqiptari i parë që udhëheq Filarmoninë e Maqedonisë

    Tenori i mirënjohur shqiptar, Mustafa Imeri, është emëruar drejtor i Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që drejton këtë institucion prestigjioz kulturor. Ky emërim shënon një moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi Filarmonia ka qenë një institucion me dyer pothuajse të mbyllura për artistët shqiptarë për dekada me radhë.

    Imeri vjen në këtë post si përfaqësues i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, e cila është pjesë e koalicionit VLEN. Ky zhvillim konsiderohet si një hap përpara në drejtim të përfshirjes dhe avancimit të shqiptarëve në institucionet më të larta të kulturës dhe artit në vend.

    Mustafa Imeri ka një karrierë të pasur artistike si tenor dhe është vlerësuar për kontributin e tij në skenën muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare. Emërimi i tij në krye të Filarmonisë shihet si një mundësi për të hapur dyert për artistët e rinj shqiptarë dhe për të sjellë një qasje më gjithëpërfshirëse në menaxhimin e kulturës muzikore në Maqedoninë e Veriut.

    Ky vendim vjen si pjesë e angazhimeve të koalicionit VLEN për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet kulturore dhe për të garantuar mundësi të barabarta për të gjithë artistët në vend.

  • Azizi: Drejtësia do të plotësohet, Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën, do të ketë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në tragjedi

    Azizi: Drejtësia do të plotësohet, Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën, do të ketë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në tragjedi

    Tragjedia në Koçan, në të cilën humbën jetën 59 të rinj, ka lënë një dhimbje të pashlyeshme në të gjithë vendin. Qeveria e Maqedonisë së Veriut premtoi transparencë të plotë dhe përgjegjësi për të gjithë të përfshirët, theksoi zëdhënësja Venere Latifi-Azizi.

    “Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të plotësohet”, deklaroi Azizi.

    Në kuadër të mbështetjes për familjet e prekura, shteti mbulon të gjitha shpenzimet për trajtimin e 116 pacientëve jashtë vendit, së bashku me shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për 188 anëtarë të familjeve të tyre. Përveç kësaj, Kryqi i Kuq do të ndajë nga 150.000 denarë për familjet e viktimave, dhe shpërndarja e fondeve fillon nesër.

    Hetimi vazhdon me një intensitet të paparë, dhe Qeveria siguron se do të ketë përgjegjësi. “Kjo dhimbje është e përbashkët, por ne garantojmë se do të qëndrojmë pranë çdo familjeje deri në fund të këtij procesi”, theksuan nga Qeveria.

    Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje, ndërsa autoritetet theksuan se ky ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një nxitje për ndërtimin e një shteti më të sigurt dhe më të drejtë.

  • Piastri dominon, fitorja e parë “një-dy” për McLaren këtë sezon

    Piastri dominon, fitorja e parë “një-dy” për McLaren këtë sezon

    Gara e dytë e sezonit të Formula 1 solli një tjetër fitore për McLaren, këtë herë në mënyrë dominuese. Megjithatë, kësaj radhe në vendin e parë përfundoi Oscar Piastri, përpara shokut të skuadrës, Lando Norris.

    Australieni nisi nga pole position dhe në mënyrë të sigurt, pa shumë vështirësi, arriti deri te fitorja. Përveç në momentet kur ndërronte gomat, Piastri u rikthye lehtësisht në krye dhe në fund përfundoi me gati dhjetë sekonda avantazh. Megjithatë, vlen të theksohet se në xhiron e fundit, Norris mezi e përfundoi garën. Britaniku kishte probleme me frenat, ndaj koha e tij filloi të binte ndjeshëm në xhirot përmbyllëse.

    Pothuajse këtë e shfrytëzoi George Russell, i cili e kompletoi podiumin. Në vendin e katërt përfundoi kampioni Max Verstappen, i cili, falë nervave të forta dhe gomave më të reja, arriti ta kalojë Charles Leclerc në fund. Pas pilotit nga Monako, u rendit shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton.

    Një rezultat fantastik arriti Esteban Ocon me Haas, duke zënë vendin e shtatë, ndërsa në zonën e pikëve ishin edhe debutuesit Antonelli dhe Bearman, në vendin e tetë dhe të dhjetë, me Albon që u rendit mes tyre. Një tjetër katastrofë përjetoi Liam Lawson nga Red Bull, duke u pozicionuar i 15-ti, ndërsa Fernando Alonso nuk e përfundoi garën për shkak të problemeve me frenat.

    Java e ardhshme është e lirë për pilotët, ndërsa emocionet e Formula 1 do të rikthehen me garën më 6 prill në pistën legjendare “Suzuka” në Japoni.

  • Caktohen sot gjysmëfinalistet, Italia kërkon përmbysjen në Gjermani

    Caktohen sot gjysmëfinalistet, Italia kërkon përmbysjen në Gjermani

    Sot në mbrëmje, në orën 20:45, katër skuadra do të kalojnë në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

    Gjermania pret Italinë, ku ndeshjen e shkuar fitoi me shifrat 2-1 dhe sot do të kërkojë të njëjtën gjë ndërsa “axurrët” të përmbysin shifrat dhe të tregojnë forcën në Dortmund.

    Gjithçka është e hapur me Spanjës dhe Holandës, ku dueli i parë i parë u mbyll me barazimin 2-2.

    Kroacia fitoi 2-0 kundër Francës, dhe “gjelat” duan përmbysjen me 3 gola për kualifikimin.

    Ndërsa Portugalia u mposht nga Danimarka me golin e Hojlund.