Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” mëngjesin e sotëm kanë dalë nga dy depot e autobusëve në Avtokomandë dhe Gjorçe Petrov dhe janë në qarkullim të rregullt.
“Keqkuptimet për të ardhurat personale janë tejkaluar dhe punonjësit do të marrin pagën e janarit sot. Në interes të shfrytëzuesve tanë të shërbimeve, ne do t’ua servisojmë rregullisht shërbimin tonë, me të gjithë autobusët e ofruar për transportin publik të qytetit, tha mëngjesin e sotëm për MIA, Micko Stojanovski, kryetar i Sindikatës së NTP-së “Shkupi”.
Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” sipas njoftimeve të djeshme nga sindikatat, sot nuk është dashur të qarkullojnë për shkak të mospagesës së pagës së janarit.