Autobusët e rinj ekologjikë lëshohen në qarkullim

Që sot nëpër rrugët e Shkupit mund të shihen autobusët e rinj ekologjikë të cilat i furnizoi Qyteti i Shkupit.

Marketing

“Një transport publik më ndryshe … Shkupi një tregim më ndryshe…”, shkroi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov në profilin e tij në Fejsbuk.

Qyteti i Shkupit nënshkroi marrëveshje me MAN-in kroat për furnizimin e 33 autobusëve të rinj me gaz të cilët do të jenë pjesë e autoparkut të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) prej të cilave 21 janë me platformë të ulët me kapacitet të mëvetësishëm prej 85 udhëtarësh dhe 12 autobusë më të mëdhenj me platformë të ulët me kapacitet prej 149 udhëtarësh. I përmbushin standardet për emetimin e gazrave EURO 6.

Marketing