Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid-19 ditëve të fundit, Komisioni i Sëmundjeve Infektive sot pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar nëse do vendosen masa të reja restriktive.
Autoritetet njoftuan se të gjitha opsionet janë të hapura. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për sot ka paralajmëruar konferencë për shtyp. Ndërsa rriten numrat dhe diskutohen masat Maqedonia e Veriut ende nuk ka vaksina për qytetarët.
Vendi aktualisht ka 11.889 raste aktive me virusin korona, ndërsa numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 ka shkuar në 113.929, prej të cilëve 98.676 janë shëruar. Nga komplikimet e shkaktuara nga Covid-19 jetë kanë ndërruar 3.364 pacientë.