AUV do të kontrollojë nëse në treg ka ushqim me rrezatim jonizues

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) nga muaji i ardhshëm do të kontrollojë nëse në tregjet në shtet ka ushqim të trajtuar me rrezatim jonizues. Me pajisje nga Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore nga Vjena do të testohet ushqimi importues duke e pasur parasysh se në ekonominë vendore ende nuk është regjistruar një prodhimtari e tillë.

Marketing

Inspektorët e AUV-së do të marrin mostra nga ushqimi, për çka kalojnë trajnim të specializuar, ndërsa testime do të kryejnë në laboratorin e Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji të informacionit (FETI).

Rrezatimi jonizues është teknologji inovative me të cilën vazhdohet afati i kohëzgjatjes, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit dhe, siç thotë drejtori i AUV-së Zoran Atanasovski, aspak nuk është i dëmshëm. Rregullorja përcakton se duhet të shënohet me fjalë – e rrezatuar ose – e trajtuar me rrezatim jonizues.

“Nuk bëhet fjalë për trajtim të sigurisë së ushqimit, por për të drejtën e konsumatorëve që të dinë çfarë ushqimi konsumojnë. Në këtë pjesë Maqedonia dhe AUV-ja në tërësi janë harmonizuar me legjislacionin evropian, ku gjithashtu është paraparë që ushqimi i prodhuar me këtë teknologji inovative të shënohet dhe konsumatorët të dinë çka konsumojnë”, deklaroi sot Atanosovski.

Duke e pasur parasysh se tani më ka vende të cilat e trajtojnë ushqimin me këtë teknologji nga AUV-ja parashikojnë se gjatë importit në shtet hyn ushqimi i tillë.

Në pajtim me Rregulloren e AUV-së për kërkesa të veçanta për siguri të ushqimit të trajtuar me rrezatim jonizues është lejuar të kryhet trajtim i bimëve të thata, erëzave, pemëve dhe perimeve të thata, sepse kjo është harmonizuar me legjislacionin evropian.

Nëse ndonjë kompani dëshiron të zbatojë një teknologji të tillë në shtet duhet të marrë leje nga AUV-ja dhe nga Drejtoria për siguri të rrezatimit.

Me mbështetjen e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore, në FETI mbahen trajnime dhe punëtori me ekspertë të huaj për rëndësinë e trajtimit të ushqimit me rreziatim jonizues dhe sa është ai i sigurt për konsumim.

Marketing