Ballina Sport Aventura e Guler te Real Madrid nis me një rekord historik!

Aventura e Guler te Real Madrid nis me një rekord historik!

Në orët e kaluara, Real Madrid ka zyrtarizuar goditjen e re: i riu Arda Guler ka zbarkuar në Bernabeu dhe ka vendosur menjëherë një rekord.

Marketing

Natyrisht, këto nuk janë numra që kanë të bëjnë me fushën, por me rrjetet sociale.

Postimi për njoftimin e transferimit të Arda Gyler te Real Madrid ka marrë 518 mijë pëlqime në profilin e klubit madrilen në Twitter për 5 orë. Ky është një rekord unik për klubin në atë rrjet social.

Asnjë postim i Los Blancos nuk ka fituar më shumë pëlqime më parë. Shifra, e raportuar nga Madrid Xtra, konfirmohet gjithashtu me postimin i cili arriti mbi 772,000 pëlqime në dy ditë. Askush nuk kishte bërë më mirë.

Rekordin e mëparshëm e mbante lajmi për golin e Karim Benzema në gjysmëfinalen e Champions League të vitit të kaluar kundër Manchester Cityt.

Marketing
Exit mobile version