Aventura e Shkëndisë vazhdon në Ligën e Evropës, Osmani me Filipen kërkon fitore ndaj Dudelanzhit(Video)

Shkëndija e Tetovës aventurën evropiane e vazhdon të martën me ndeshjen e Ligës së Evropës përballe Dudelanzhit të Luksemburgut. Trajneri i kuqezinjve Qatip Osmani paralajmëroi një lojë më ndryshe nga ajo me Nome Kalju, e cila e eliminoi nga Liga e Kampionëve. Osmani tha se në ndeshjen e nesërme do ta aktivizojë edhe përforcimin më të ri, brazilianin Felipe.

Marketing

“Mendoj se afrimi në lojë ishte një ndër problemet që ne nuk e kaluam Nome Kalju-n, ashtu që nesër shkëndija, sa I përket afrimit në lojë do të jetë krejtësisht ndryshe, do të jetë më luftarake dhe do të luaj më me agresivitet. Ashtu që mendoj se Shkëndija edhe pse janë dy loja, nesër do të luftojë s’paku ta fitoj këtë ndeshje”, theksoi trajneri i Kf Shkëndija, Qatip Osmani.

Kapiteni i skuadrës, Armend Alimi tha se Shkëndija e ka analizuar mirë ekipin kundërshtarë, ndërsa për ndeshjen e nesërme kërkoi mbështetjen maksimale të tifozëve.

“Pas asaj ndeshje, qe e pashmangshme që të mbahet një mbledhje mes neve lojtarëve, kemi folur për problemet na sollën deri tek ajo humbje. Jemi të vetëdijshëm se kemi gabuar dhe e mira e gjithë kësaj është se nesër kemi shansin që sa më shpejtë të kthehemi drejtë rezultateve pozitive. Presim që edhe tifozët të jenë në numër sa më të madh”, potencoi kapiteni i Kf Shkëndija, Armend Alimi.

Interesant është fakti se me shortin e hedhur Shkëndija serish mund të përballet me ekipin e Nome Kalju. Por për të ndodhur kjo, Shkëndija duhet ta eliminojë Dudelanzhin, ndërsa Nome Kalju të eliminohet nga Seltiku, me të cilën përballet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja Shkëndija – Dundelanzh zhvillohet nesër nga ora 17:55 minuta, në arenën “Todor Proevski” në Shkup.

Marketing