Avionët rusë i bien rreth e rrotull për të shmangur hapësirën ajrore të BE-së

Linjat ajrore ruse po detyrohen t’i bien rreth e rrotull për relacionin Kaliningrad-Deti Baltik, pasi vendet e Bashkimit Evropian e kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.

Marketing

Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrorë që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është e vendosur midis vendeve baltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë.

Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth bregut të Balltikut.

Kanadaja është bërë vendi i fundit, së bashku me vendet e BE-së dhe Britaninë, që ndalon avionët rusë nga hapësira e saj ajrore.

Marketing