Ballina Lajme Botë Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut, zhduket piloti

Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut, zhduket piloti

Një avion amerikan është rrëzuar në Detin e Veriut këtë të hënë. BBC raporton se piloti për momentin rezulton i zhdukur dhe ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Marketing

Avioni F-15C Eagle, ishte nisur nga baza e Forcave Ajrore Britanike në Suffolk, u përplas rreth orës 9:40, me orën lokale, gjatë një misioni stërvitor.

Kërkimet për pilotin vijojnë nga skuadrat e shpëtimit të dërguara në vendngjarje.

Sakaq, sipas “The Guardian”, piloti dhe avioni amerikan janë pjesë e një flote me avionë luftarakë të vendosur në bazën britanike.

Exit mobile version