Ballina Lajme Botë Avioni bën ulje të detyruar në Rinas, pasi pasagjeri pret damarët

Avioni bën ulje të detyruar në Rinas, pasi pasagjeri pret damarët

Një avion i linjës “Lion-Stamboll”, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza”, rreth orës 14:30 të së mërkurës.

Marketing

Aeroporti i Rinasit i tha A2 CNN se kompania e fluturimit kishte kërkuar ulje emergjente pasi një udhëtar kishte tentuar të dëmtonte veten.

Policia bëri të ditur se avioni është ulur në Rinas pasi një nga pasagjerët ka dëmtuar damarët e dorës me brisk, gjatë fluturimit.

“Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë, burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se pasagjeri është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plagët janë sipërfaqësore. Ai do t’i nënshtrohet një konsulte me një psikolog.

Exit mobile version