20 vite më parë, filluan bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, të cilat zgjatën 78 ditë. Pavarësisht triumfit me të cilën u kurorëzua në fund, fushata bombarduese 78 ditore kishte edhe raste dëshpërimi dhe pengesash të shumta gjatë rrugës.
Avioni amerikan F-117 u rrëzua në ditën e tretë të bombardimeve në një fshat të Serbisë. Piloti i këtij avioni, më 27 mars ishte nisur nga baza Aviano në Itali, për të shkruar së pari në veri të Serbisë, pastaj zbriti ngadalë në jug drejt Beogardit ku lëshoi dy bomba, të rënda nga 900 kilogramë. Gjatë rrugës kushtet e motit kishin qenë të këqija. Pasi hodhi bombat ai u nis për në bazë por në atë moment u përball me sulme ajrore nga ana e serbëve. Siç shkruajnë mediat serbe, tri bomba u hodhën drejt tij duke bërë që avioni të rrëzohej në tokë në mënyrë të shpejtë. Njëra nga raketat e goditi avionin në krah.
Disa vite më vonë piloti i këtij avioni Dale Zelko kishte rrëfyer për përvojën e tij të hidhur dhe frikën kur u gjend në territorin serb të cilin pak çaste më parë e kishte bombarduar.
“Gjithçka më kalonte nëpër kokë. Jeta, familja ime, në kokë më formohej fotografia e tyre se si do të qanin para arkivolit tim, aeroplani në rënie. Dhe papritmas u gjeta në ulësen që po binte. Mu desh ta largoja. Ia arrita disi dhe zbrita me parashutë. Pastaj e vetmja gjë që po mendoja ishte se si ushtarët serbë po më prisnin poshtë për t’u hakmarrë pasi ua bombardova qytetin. Zelko thotë ai zbriti mes dy fshatrave, rreth 30 kilometra nga Beogradi. Ai ra në një fushë dhe u fsheh në një kanal. Zelko thotë se kishte paisjet e nevojshme për komunikim me bazën dhe filloi të kërkonte për GPS.
“U lehtësova kur u lidha me bazën. Qëndrova në kanal për orë të tëra. Në largësi u dëgjuan disa makina dhe një helikopter. Papritmas dëgjova dikë pranë meje. Pashë se aty ishte një qen. Mora thikën dhe po e prisja. Por ai u kthye dhe vrapoi”, tha Zelko.
Më vonë një helikopter erdhi nga Tuzla dhe kështu Zelko u shpëtua me sukses.