Avioni rus godet Ukrainën me raketa hipersonike

Avionët luftarakë rusë MiG-31K që mbanin raketa hipersonike Kinzhal goditën objektivat në Ukrainën qendrore vetëm 10 minuta pasi ngritja e tyre nga baza ajrore Savasleyka shkaktoi një alarm kombëtar, kanë thënë nga forcat ajrore të Ukrainës, raporton Skynews.

Marketing

Një raketë u rrëzua, ndërsa dy të tjera goditën rrethin Starokostiantyniv, vendndodhjen e një baze ajrore në rajonin Khmelnytskyi në perëndim të Kievit që është sulmuar vazhdimisht gjatë luftës 21-mujore.

Guvernatori rajonal i Kievit, Ruslan Kravchenko tha se nuk u raportuan viktima.