Ballina Lajme Maqedoni Avni Rustemi i pranishëm në hapjen solemne të garave Tradicionale Ndërkombëtare në...

Avni Rustemi i pranishëm në hapjen solemne të garave Tradicionale Ndërkombëtare në Kajak “IKAS 2021”

Me ftesë të Federatës së kajakut të Maqedonisë sot isha i pranishëm në qendrën rekreative – sportive Matka, Shkup, në hapjen solemne të garave Tradicionale Ndërkombëtare në Kajak “IKAS 2021”. Ky manifestim i 52-ti me rradhë është një nga tre ngjarjet më të vjetra në lundrimin me kajak në ujra të egra, e përkrahur edhe nga Federata Europiane dhe Botërore e Kajakut.Agjencia për rini dhe sport mbështet dhe është partner serioz i Federatës së Kajakut dhe garave Tradicionale Ndërkombëtare në Kajak “IKAS 2021”, ku ndjejmë obligim që të zhvillojmë dhe investojmë në përmirësimin e infrastrukturës dhe standardit të sportit dhe rekreacionit në vend për ngjarjet sportive ndërkombëtare që promovojnë vendin tonë dhe kanë rëndësi të veçantë në kalendarin sportiv në Europë dhe Botë.

Marketing

Exit mobile version