Avokati i Popullit/ ASH-AAA ngrenë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese

Opozita ASH-AAA dorëzoi edhe iniciativë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Naser Ziberit si Avokat i Popullit. Avokati Abidin Abduli tha se në iniciativë thirren në nenin 3 të Ligjit për Avokatin e Popullit, i cili thotë se avokati i popullit është i pavarur në funksionimin e tij.

Marketing

Qytetarët të cilët kanë nevojë ti drejtohen Avokatit të popullit, zakonisht ankesat e tyre janë kundër institucioneve shtetërore. Duke pasur parasysh se i njëjti ka marrë pjesë në kampanjë, bashkë funskionarët e BDI-së, lind pyetja se i njëjti si do ti marrë në shqyrtim lëndët e qytetarëve kundër institucioneve që drejtohen nga ministra e drejtor të kësaj partie politike  u shpreh Abidin Abduli, Avokat.

Ziberi javën e kaluar u zgjodh në Kuvend Avokat i Popullit me mbështetje vetëm të partive në pushtet.

Marketing