Ballina Lajme Maqedoni Avokati i popullit: Mbi 3 mijë parashtresa për të drejtat e njeriut

Avokati i popullit: Mbi 3 mijë parashtresa për të drejtat e njeriut

Mbi 3 mijë parashtresa janë dorëzuar këtë vit deri tek zyra e Avokatit të Popullit për shkeljen e drejtave të qytetarëve. Një pjesë e madhe e tyre, rreth 400, kanë të bëjnë me fushën e gjyqësorit dhe padrejtësive që u bëhen qytetarëve gjatë rrugëtimit të tyre për të fituar drejtësinë, gjatë përmbarimit apo proceseve gjyqësore, vlerëson Avokati i Popullit, Naser Zyberi, sipas të cilit, qytetarët gjithnjë e më shumë humbasin besimin te institucionet edhe për shkak të vendimeve gjyqësore, siç ndodhi konkretisht edhe me rrëzimin e vendimit gjyqësor të gjykatës së shkallës së parë për Sasho Mijallkovin.

Marketing

“Në qoftë se merren parasysh ndodhitë e fundit në Gjykatën e Apelit dhe vendimi, për anulimin e vendimit të shkallës së parë për rastin tani më të njohur është e qartë se si krijohet dhe pse krijohet ky percepcion te qytetarët për gjykatësit dhe nuk është e rastësishme humbja e besueshmërisë së qytetarëve ndaj vendimeve që merr gjyqësori. Unë mendojë se duhen bërë shumë më tepër për të ndryshuar kjo gjendje, por indikacionet flasin se nuk ka veprime në këtë drejtim. Fatkeqësisht është dashur që të marrim vërejtje serioze nga institucionet ndërkombëtare, nga përfaqësuesit e ShBA-së, BE-së etj., për të alarmuar situatën në vend që të vihet në funksion sistemi për monitorim dhe mbikëqyrje të punës së institucioneve në gjyqësor, këtu mendoj për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor.”, – u shpreh avokati i popullit, Naser Zyberi.

Marketing
Exit mobile version