Ballina Lajme Kosovë Avokati Koci në Serbi, gjen vendin ku po mbahet trupi i Faton...

Avokati Koci në Serbi, gjen vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci, ka thënë ekskluzivisht për Klankosova.tv se ka arritur ta gjejë vendin ku po mbahet trupi i cili dyshohet të jetë kosovari, Faton Hajrizi.

Marketing

“Më shumë nuk mund të ndaj informata me publikun”, tha Koci për Klankosova.tv, i cili aktualisht gjendet në Serbi.

Ai konfirmoi se tashmë ka nisur misionin e tërheqjes së kufomës së Faton Hajrizit.

“Po, kam arritur në Serbi. Tash po vazhdoj me aktivitete në realizimin e misionit tim”, tha ai.

Faton Hajrizi, dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicës të Serbisë.

Ai dyshohet se paraprakisht vrau në polic dhe plagosi rëndë një tjetër.

Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj.

Marketing
Exit mobile version